Bardh Spahia publikon email-in: Pezullohet shërbimi mjekësor në Kurbin. Kjo qeveri lë pa kurim 75 mijë banorë

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, publikon një email, ku sipas tij, njoftohet pezullimi i shërbimit mjekësor në Kurbin.

Përmes një statusi në “Facebook”, ish-deputeti thekson se me këtë vendim 75 mijë banorë nuk do të marrin më shërbim mjekësor.

Mesazhi i Spahisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

JA SI KJO QEVERI I LE QYTETARET PA SHERBIM SHENDETESOR!

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetarët e Kurbinit mbeten pa shërbim mjekësor të specializuar sepse godina spitalore ku ato ofrohen do shembet!!!
Pra secili nga 75 mijë banorët e Kurbinit, që do ketë probleme shëndetësore nuk do ketë mundësi të trajtohet sepse askush nuk ka marrë masa, që shërbimi të ofrohej diku tjetër para prishjes së godinës!!! Ja ku e ka katandisur shërbimin shëndetësor Edi Rama!

Ky është modeli permanent i menaxhimi të sistemit shëndetësor nga kjo qeveri me “duke parë e duke bërë”, pa pikë vëmendjeje se cfarë ndodh me shëndetin e qytetarëve.

Eshtë një shembull i fundit krejt flagrant se sa pa vizion, pa strategji, pa plan e pa parashikim menaxhohet sistemi shëndetësor në vend, duke rrezikuar e jo garantuar shëndetin e qyetarëve!
Të vetmin plan dhe vizion që ka Edi Rama dhe shpura e tij janë koncesionet korruptive dhe tenderat e errët! Ato i piketojnë e realizojnë shumë mirë, ndërsa qytetarët i lenë në mëshirë të fatit!

Shqipëria meriton më shumë – qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Është koha për ndryshim dhe shpresë të re, për një qeveri që mendon dhe u shërben qytetarëve, që nuk ua bën taksat koncesione e tendera korruptivë, por ua kthen në shërbime që u lehtësojnë të përditshmen. #25prill

JA SI KJO QEVERI I LE QYTETARET PA SHERBIM SHENDETESOR!

Qytetarët e Kurbinit mbeten pa shërbim mjekësor të specializuar…

Posted by Bardh Spahia on Saturday, January 16, 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?