Bardh Spahia publikon videon: Një dështim gjigand që kushton jetë dhe rrjep xhepat e qytetarëve
Ish-deputeti i PD-së, njëherësh edhe mjek, Bardh Spahia ka komentuar raportin e OBSH-së për mjekët, ku Shqipëria renditet mes vendeve me numrim më të ulët të bluzave të bardha. Ai thotë se shëndetësia është në pikën e saj më të ulët, e keqfinancuar për t’u shërbyer qytetarëve, sepse qeveria po paguan miliona euro për koncesionet korruptiv.
Postimi i plotë
Shqipëria e fundit, sërish e fundit dhe vetëm e fundit me Edi Ramën. Shëndetësia është në pikën e saj më të ulët, e keqfinancuar për t’u shërbyer qytetarëve, sepse qeveria po paguan miliona euro për koncesionet korruptive. Shëndetësia e Edi Ramës është më keq se të gjithë në rajon. Një dështim gjigand që kushton jetë, rrjep xhepat e qytetarëve, largon mjekët dhe infermierët.