Bardhi: 5 nga 71 kryetarët e degëve të PD-së kundër Kuvendit të 18 dhjetorit
Pas takimit që kreu i PD-së Lulzim Basha mbajti me 71 krerët e degëve të selisë blu, në një komunikim për mediat doli sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Për të vetëm 5 kryearë raportuan për shqetësime, ose më saktë dolën kundër Kuvendit Kombëtar që do të mbahet më datë 18 dhjetor sipas PD-së.
”Patëm një diskutim të gjatë me kolegjin e kryetarëve të PD mbi organizimin e Kuvendit të PD. Dua të ndaj me ju frymën e lartë të bashkëpunimit që përcolli secili prej kryetarëve të degëve. Dua të jem transparent, në përjashtim të 5 kryetarëve që raportuan për shqetësime. E gjithë pjesa tjetër gjatë fjalës së tyre konfirmuan frymën e bashkimit të përcjell Kuvendi i PD”.
Kush janë degët që kanë këto probleme?
Ishin ata që dolën në deklaratë për shtyp. Kreu i Vlorës, Devoll, Fushë-Krujë, Paskuqan dhe ai i degës 1 në Tiranë. Kanë shfaqur shqetësim me Kuvendin, janë dëgjuar me respekt edhe pse ishte pakicë e pakicës. Ishte detyra e çdo demokrati është që të sqarohen për çdo çështje.