Bardhi: Ahmetaj kishte dijeni për kërkesën, ndaj u arratis. Nuk është shpallur ende në kërkim

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka folur në lidhje me zhvillimet rreth kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt. Bardhi thotë se ish-zv/kryeministri nuk është shpallur ende në kërkim zyrtarisht për shkak se ende po shqyrtohet kërkesa e SPAK-ut.

Për të në aferën e inceneratorëve përgjegjësia nuk është veç personale e Ahmetajt dhe se në të ka përfshirje nga gjithë qeveria, ndërsa shtoi se emri i Edi Ramës nuk përmendet asnjëherë në dosje, por vetëm me rolin që përfaqëson.

”Ahmetaj nuk është shpallur ende zyrtarisht në kërkim. Kur të shpallet autoritetet do bëjnë verifikimet e nevojshme. Rama kam përshtypjen se e di vendndodhjen e Ahmetajt dhe ka detyrimin për të garantuar që ai të vihet në dispozicion të drejtësisë.

Në aferën ku është përfshirë Ahmetaj, nuk mund të thuhet se është personale. Nëse lexon dosjen e SPAK-ut kupton se afera ka përfshirje në gjithë qeverinë. Emri i Ramës nuk përmendet me emër, por me rolin që mban. Në akuzën ndaj Ahmetajt SPAK-u ka verifikuar dhe procedurën e inceneratorit të Tiranës, duke deklaruar se ka ndërhyrje të paligjshme për të tri inceneratorët”,-tha Bardhi në ”News 24”.

SHKARKO APP