Bardhi: Balla dhe Braçe, në garë për vendin e Lleshajt
Sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar për deklaratat e Sekretarit të PS, Taulant Balla për dhunimin e selisë së PS, sipas tij, nga militantë të PD.
“Taulant Balla dhe Erjon Braçe mund të jenë në garë për të zëvendësuar Sandër Lleshaj, por gara se kush do të përhapë së pari lajmin e rremë nuk mund të hedh poshtë të vërtetën. Ajo që po shohim tani në Tiranë është për shkak të arrogancës, dhunës dhe manipulimit të qeverisë në këto 7 vjet. Përpjekjet patetike të Partisë Socialiste për të fajësuar PD-në për 7 vitet e tyre të dështimit është vetëm një provë më shumë se Rama dhe qeveria e tij nuk kanë asnjë lidhje me realitetin që po jetojnë shqiptarët”,- deklaron Bardhi në një postim në Facebook.