Bardhi-Bashës: Më mirë ndez tymuese në Kuvend sesa të marrë rrogën duke ”lu*tuar” Ramën nga divani

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjugjur akuzave të Lulzim Bashës, i cili një ditë më parë tha në konferencën për shtyp se protagonizmi i Bardhit lidhet me interesin e tij personal. Bardhi i tha Bashës se ka zgjedhur të ndezë tymuese në Kuvend, sesa të rrijë në shtëpi siç bën ai dhe merr rrogën duke u përballur me Ramën nga divani.

”Unë nuk kam ndezur tymuese, besoj më mirë ndez tymuese në Kuvend sesa të rri në shtëpi. Qytetarët na kanë mandatuar që të shkojmë në seancë se për këtë paguhemi. Basha mendoj se dëm i bën Ramës duke qëndruar më shtëpi dhe duke marrë rrogën.

Unë kam zgjedhur formën e përballjes me Edi Ramën. Lulzim Basha mund të mos jetë dakord me përballjen tonë me Ramën, por duhet të gjejë vetë një formë të përballet.

Sa i takon interesit tim personal, Basha më njeh siç unë atë e njoh më mirë se kushdo tjetër, nuk kam luajtur kurrë për interesin tim, kam mbajtur qëndrime që si kanë pëlqyer Bashës apo dikujt tjetër në momente të caktuara. Qëndrimi im ka një qëllim interesin e demokratëve, opozitës, Shqipërisë. Nëse di ndonjë interes tjetër personal timin është i lutur të dalë ta thotë”, tha Bardhi.

SHKARKO APP