Bardhi: Buxheti 2022 pasuron klientët e qeverisë. PD voton kundër!

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi tha se PD do të votojë kundër buxhetit 2022.

Në fjalën e tij në Kuvend, Bardhi tha se ky buxhet nuk rrit pagat dhe pension dhe nuk hap vende të reja pune, po pasuron edhe më shumë një grup klientësh pranë qeverisë.

Nëse i keni raftet plot atëherë kjo qeveri ka bërë një punë të mirë, por nëse jo, atëherë punët janë keq. Dhe nuk ka dyshim se jemi në skenarin e dytë, që punët janë keq. As buxheti dhe as paketa fiskale nuk punojnë për qytetarët, por për një grusht njerëzish pranë kryeministrit, qeveria do të rrisë taksat dhe çmimet për shqiptarët që nuk prodhojnë as vende pune dhe as zhvillim. Po merr borxh për të paguar koncesionet. 7 koncesionet nga më të çuditshmet do u kushtojnë shqiptarëve 2 mld dollarë. Paketa fiskale thellon hendekun mes pakicës së klientëve të qeverisë dhe shumicës dërrmuese të shqiptarëve, është një paketë kundër shtresës së mesme. PD do votojë kundër marrjes peng të vendit për interesin e pak njerëzve që janë pasuar në mënyrë të paligjshme duke zhvatur shqiptarët! PD voton kundër buxhetit dhe paketës fiskale“, tha Bardhi.

SHKARKO APP