Bardhi: Dako i shpallur non grata nga SHBA në kongresin e PS

Partia Socialiste nisi sot kongresin tre ditorë, ku mes delegatëve është dhe ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Lidhur me praninë e Dakos në këtë aktivitet ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

“Vangjush Dako në krye të vendit, non grata në SHBA, nën hetim për vjedhjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me bandën e trafikantëve nderkombëtare të drogës dhe qënieve njerëzore, vazhdon dhe merr vendime në PS e Edi Ramës. Pavarësisht fasadës dhe ngjyrave, Partia Socialiste me Edi Ramën mbetet një parti e kriminalizuar, që ka në drejtim dhunuesit e grave!”,- shkruan Bardhi në një reagim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?