Bardhi del nga SPAK: Nuk bëhet fjalë për përgjim real, u dhashë prokurorëve celularin

Pas daljes nga SPAK, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi foli për mediat lidhur me ato që ai i quan shantazhe ndaj tij të ardhur në platformën Signal. Bardhi thotë se përgjimet ku del emri i Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasit, janë jo të vërteta, por biseda të sajuara.

”SPAK ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme me qëllim që të identifikojë nga ka ardhur mesazhi në telefonin tim dhe autorët. Nuk kam asnjë dyshim. Kam besim se nuk është vetëm në interesin tim personal, nuk shantazhohem kur bëhet fjalë për mbrojtje të interes publik. Është një çështje edhe në interes të Prokurorisë së Posaçme.

I jam drejtuar SPAK sepse dyshimi është se personat që kanë sajuar këtë veprimtari kriminale, janë ose subjekte të krimit të organizuar ose zyrtarët publikë që dalin në përgjime. Nuk më mori kush në pyetje, se nuk kam ardhur për t’u marrë në pyetje. U vura prokurorëve në dispozicion telefonin tim”,-tha Bardhi.

SHKARKO APP