Bardhi dhe Vokshi vizitojnë familjet në nevojë në periferi të Tiranës: 2021 viti i ndryshimit, vaksina më e mirë largimi i Edi Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe kryetarja e LDGSH, Albana Vokshi ka vizituar disa familje në nevojë në Baldushk të Tiranës.

Familjaret kanë denoncuar faktin se ende kanë ngelur pa shtëpi pas tërmetit apo disave iu është hequr edhe ndihma ekonomike.

Sipas Bardhit, 2021 do të jetë viti i ndryshimi me një qeveri të re që mbështet njerëzit e nuk punon për veten. Bardhi ka deklaruar se Shqipërisë i duhet një vaksinë që të shërojë dështimet e qeverisë aktuale, dhe më e mira është largimi i Edi Ramës.

SHKARKO APP