Bardhi: Do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese Rregulloren e re të miratuar nga socialistët
Gazment Bardhi ka paralajmëruar se do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese miratimin e rregullores së re të Kuvendit. Bardhi thotë se opozita nuk do t’i bindet ndryshimeve të reja të Kuvendit.
“Miratuan ndryshime që bien ndesh me kushtetutën e Shqipërisë. Vendimi i sotëm i pezullimit të mandatit të deputetëve të opozitës do të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Ne, përveçse do ta çojmë në gjykatën Kushtetuese, nuk do t’u bindemi rregullave të tyre.
Sa kohë dje në orë të vona të pasdites është pezulluar marrëveshja me Italinë, gjej rastin ta përshëndes këtë vendim të vonuar të GJykatës Kushtetuese dhe gjej rastin të shqyrtojë këtë vendim të paanshëm që bie ndesh me këtë marrëveshje të Gjykatës Kushtetuese“,- tha Bardhi.