Bardhi: E di gjithë Tirana që Eris Hysi është njeri i Agaçit dhe është piketuar për kryetare e KLP-së

Gazment Bardhi debatoi ashpër me PS në nënkomisionin “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e Avokatëve”, duke e cilësuar si proces të deformuar dhe me ndërhyrje të fortë politike. Bardhi tha se e di gjithë Tirana që Eris Hysi është njeri i Agaçit dhe është piketuar për kryetare e KLP”.

“Keni deformuar procesin. Është ndërhyrë politikisht në proces nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Nuk mund të japim konsensus për një proces të deformuar. Më thoni një rast kur keni dalë kundër raportit të Sekretarit të Përgjithshëm. Asnjë rast, sepse ju e përdorni politikisht atë!

Ne konsesusin e japim vetëm mbi kushtetutë. Në qoftë se ju keni përcaktuar kush do të jetë kryetar i KLGJ apo Kryetar i KLP, ky është problem i juaj dhe ndërhyrje e juaj. Ne jemi me Kushtetutën dhe s’mund të pranojmë këtë ndërhyrje. E di gjithë Tirana, që njerëzit e Ëngjëll Agaçit janë piketuar për kryetar të KLP”, tha Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?