Bardhi: Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. SPAK të nisë hetimet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me akuzat e forta të Presidentit të Republikës Ilir Meta ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, së cilës i kërkoi që deri të hënë të paraqesë dorëheqjen e saj nga detyra, si pjesëtare e drejtëpërdrejtë në atë që kreu i shtetit e cilëson si grusht shteti të orkestruar nga vetë kryeministri Edi Rama.

Përmes rrjeteve sociale, Bardhi deklaron se nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet.

“Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojërave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar!”, shprehet Gazment Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?