Bardhi flet në Parlamentin Europian: Nuk kemi parë dorë të shtrirë nga mazhoranca, por agresivitet

Në Komisionin e Stabilizim Asociimit në Parlamentin Europian në Bruksel, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ngritur shqetësimet e opozitës duke thënë se Parlamenti është jofunksional prej 3 muajsh, teksa shtoi se nga ana e mazhorancës nuk ka pasur një dorë të shtrirë për dialog, por vetëm arrogacë të shtuar.

”Prej 22 muajsh në Kuvendin e Shqipërisë ne kemi rënë dakord të ngremë një Komision bipartizan për te realizuar Reformën Zgjedhore, i cila është bllokuar dhe nuk ka kryer asnjë veprimtari, nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje.

Nëse analizon 2 raportet e fundit të misionit te vëzhguesve të OSBE ODIHR, do të vërehen çështje që vënë në pikëpyetje garantimin e standardeve për zgjedhje te lira dhe të ndershme në Shqipëri. Qoftë raporti i vitit 2021, qoftë raporti i vitit 2023 evidenton fenomenin e shit blerjes së votës, keqpërdorimit të burimeve shtetërorë apo abuzimit me nëpunësit e administratës publike në funksion të frikësimit të votuesve apo orientimit të votave.

Kjo është një çështje që do të duhet të adresohet përmes Reformës Zgjedhore, por për fat të keq gjatë këtyre 22 muajve puna e komisionit është penguar të prodhojë një produkt që do ti garantonte Shqipërisë zgjedhje të lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm”, tha ndër të tjera Bardhi.

SHKARKO APP