Bardhi flet për bashkëpunimin me Berishën: S’kemi kushte, PD e bashkuar për zgjedhjet
Deputeti demokrat Gazment Bardhi nga grupi i Alibeajt, do të bashkëbisedojë me grupin e Berishës, në këtë rast me Edi Palokën, kjo për të bashkuar PD-në për zgjedhjet lokale të 2023.
”Do bashkëpunojmë pë rinteresin e demokratëve. Në dijeninë time Berisha ka caktuar zotin Paloka. Është koleg i imi. Nuk do të negocioj, do bisedoj për mundësinë që demokratët të kenë një mundësi në zgjedhjet lokale, pasi shanset rriten për të fituar.
Së pari nuk bëj bisedime para kamerave. Do flas me zotin Paloka për të parë se kush është qëndrimi i kolegëve, do shpreh qëndrimin e grupit tim. Nuk hyjmë me kushte dhe nuk pranojmë kushte”,-tha Bardhi.