Bardhi i përgjigjet Braçes: Mos fyej shqiptarët, e kanë parë në dosjen 184 dhe 339

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ka kthyer përgjigjie zv/kryeministrit Erion Braçe pasi ky i fundit sfidoi Bashën për t’i nxjerrë vetëm një rast në administratën publike që është shantazhuar për t’u angazhuar me PS apo i është dorëzuar formulari.

Bardhi i kërkon Braçes mos fyejë shqiptarët, pasi ata e kanë parë mirë në dosjet 194 dhe 339 se si administrata dhe mësuesit shantazhohen për të votuar PS. Po ashtu ai shprehet i bindur se formlari është shpërndarë nga PS, dhe Erion Braçe e di mirë këtë gjë. Por Bardhi e siguron Braçen se PD është e vendosur të përballë këdo me ligjin për çdo shkelje, dhe kërkon një hetim serioz që tani për të zbuluar kupolën e PS.

STATUSI NGA GAZMENT BARDHI

Swiss Digital Desktop Reklama

Erion Braçe të mos fyejë shqiptarët, se nuk i hanë më mashtrimet bajate! Ata i kanë parë erionbraçet e PS në dosjen 184 dhe 339 duke shantazhuar administratën dhe mësuesit për të votuar PS. Formulari është shpërndarë nga PS dhe këtë Erion Braçe e di shumë mirë. Po aq mirë e dinë punonjësit e ndershëm të administratës publike që sot ndjejnë mbi kurriz presionin e bandës në pushtet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presioni ndaj administratës për të favorizuar në zgjedhje partinë në pushtet, është vepër penale. Erjon Braçe dhe kushdo tjetër bën mirë ta mësojë këtë! PD është e vendosur të përballë këdo me ligjin për çdo shkelje.

Një hetim serioz, duhet të nisë që tani, për të zbuluar kupolën e PS, të përfshirë në shkelje ligji, jo vetëm me presionin ndaj administratës, por edhe për pazaret e dëshpëruara me bandat! Dhe meqë jemi tek pazaret me bandat: Erion Braçe bën mirë të flasë për firmën e tij në projektin e rikthimit të kumarit në rrugët dhe kullat qendrore të Tiranës.

https://arkiva.kohajone.com/denoncimi-per-formularin-reagon-erion-brace/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?