Bardhi i publikon Ramës premtimin e dy viteve më parë: Çfarë të detyroi të rikthesh kumarin?

Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka publikuar në Facebook videon e dy viteve më parë, ku kryeministri Edi Rama lajmëronte mbylljen e lojërave të fatit. Bardhi pyet kreun e qeverisë  se cila është arsyeja që e shtyu të shkelë premtimin kundër kumarit. Dhe pse nuk reagon për këtë çështje?

“Çfarë e detyroi Edi Ramën të shkelë edhe premtimin kundër kumarit? Heshtja e tij për të dhënë shpjegime për këtë çështje, tregon se ai është në pazar të pistë me botën e krimit që menaxhon kumarin.

Kur të dëgjoni herë tjetër Edi Ramën duke premtuar diçka, kujtoni edhe mashtrimin me bixhozin dhe hiqjani vizën! Është gënjeshtar’- shkruan Bardhi

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10223723015133079

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?