Bardhi: Jam rritur me foton e Berishës në shtëpi, por Kuvendi nuk thirret me facebook

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar inciativën e Sali Berishës për të mbledhur Kuvendin Kombëtar, pasi në konferencën për shtyp tha se delegatët nuk duhet të njoftohen me facebook. Po ashtu ai deklaroi se vjen nga një bastion i PD-së dhe është rritur me fotografinë e Berishës në shtëpi, por shtoi se kjo nuk mund ta pengojë atë reagojë kur sheh se si ngatërrohet interesi personal me atë të demokratëve.

“Nuk veprojmë këtu si parti personale, kjo është parti e demokratëve, nuk do merrem këtu me halle personale.

Unë jam rritur me fotografinë e Berishës në shtëpinë time, por kjo nuk më pengon që kur shoh se ngatërrohet interesi personal me atë demokratëve, zgjedh këtë të fundit të mbroj.

Nëse duhet të mbahet Kuvend gjykohet nga numri i anëtarëve, ju lutem sillni firmat sipas rregullores së 2010, kohë kur Berisha e drejtonte vetë PD”.

SHKARKO APP