Bardhi: Jemi mes vendeve me riskun më të lartë dhe numrin më të ulët të testimeve. Edi Rama çfarë je duke fshehur këtë herë?

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi pyet kryeministrin Edi Rama se çfarë po fsheh. Në një postim në “Facebook”, ku publikon dhe një video me deklaratat e kryeministrit, Bardhi shkruan se jemi mes vendeve me riskun më të lartë dhe numrin më të ulët të testimeve.

“Është alarmante që jemi mes vendeve me riskun më të lartë dhe numrin më të ulët të testimeve! Rama po gënjen sërish!
Çfarë po ndodh, pse është kaq i ulët numri i testimeve dhe cila është shifra reale e tamponëve që ka në dispozicion sistemi shëndetësor?
Edi Rama çfarë je duke fshehur këtë herë?”, shkruan Bardhi.

SHKARKO APP