Bardhi kërkon mocion për zhdukjen e fondeve të IPARD: Drejtësia të hetojë këtë skandal

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij ka kërkuar një mocion me debat sa i takon gjetjeve të zyrës së OLAF për fondet e bujqësisë.

Bardhi tha se duhet të zhbllokohen fondet e IPARD për bujqësinë dhe se drejtësia duhet të hetojë këtë skandal.

“Anashkaluat një kërkesë të grupit të PD për të zhvilluar mocion me debat sa i takon gjetjeve të zyrës së OLAF për fondet në bujqësi dhe nevojën që grupi jonë parlamentar ka çmuar sa i takon ngritjes së një komisioni të posaçëm dhe për të bërë të mundur adresimin e masave të nevojshme që të zhbllokohen fondet e IPARD 3.

Ne nuk kemi dashur që ta trajtojmë këtë çështje si politike. Por i bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të hetojnë këtë skandal të paimagjinueshëm për një vend kandidat për në BE. Këto hetime nuk mund të presin, sepse BE kërkon rezultatet për këto hetime. Duhet të kemi mundësi që fondin prej 112 mln euro për sektorin e bujqësisë ta bëjmë efektiv për qytetarët.

Felaj: Kërkesa për zhvillimin e një mocion trajtohet brenda tre ditëve në konferencën e kryetarëve. Kërkesa është paraqitur të premten dhe kemi kohë për ta trajtuar“, tha Bardhi.

SHKARKO APP