Bardhi: Mocion për drogën. Çuçi: Çështjet janë ezauruar nga gjykatat dhe komisionet hetimore

Partia Demokratike kërkon mocion me debat për çështjen e trafikut të drogës. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi mocion për çështjen e trafikut të lëndëve narkotike.

”Raportet ndërkombëtare flasin për një problem të shtuar të trafikut të drogës. Prandaj do duhet të ketë mocion për këtë çështje. Por ju s’keni interes kur folët për grabitje prone, s’keni interes kur folët për ekonominë, s’keni interes kur folët për krimin”,-tha Bardhi.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi tha se nuk e mbështesin kërkesën e opozitës për mocion me debat, sepse çështjet për të cilat është kërkuar janë ezauruar nga gjyqësori apo edhe në komisione hetimore parlamentare.

”S’kemi si të vendosim sot një datë për mocionin, kur mendojmë se ky mocoion s’duhet zhvilluar fare pasi janë cështje të stër-ezauruara. Nga mënyra si eshte parashtruar kerkesa s’ka vend fare për mocion. Kërkesa e opozitës lidhet me çështje që janë gjykuar nga drejtësia, madje edhe me vendime të formës së prerë, që janë ezauruar edhe në debatet parlamentare dhe komisionet hetimore parlamentare”.

SHKARKO APP