Bardhi në darkën me politikanë nga 127 vende të botës: SHBA aleati ynë i përjetshëm, zoti e bekoftë miqësinë me Shqipërinë

Kreu i grupit parlametar i PD-së, Gazment Bardhi vijon me takimet zyrtare në SHBA. Në një postim në rrjete sociale, Bardhi ka nënvizuar sërish se SHBA mbetet aleati kryesor i Shqipërisë.

“Në Washington DC kisha kënaqësinë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku kisha mundësinë të takoja miq amerikanë e pjesëmarrës të tjerë nga më shumë se 127 vende të botës me të cilët ndamë pikëpamjet tona për situatën politike, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjërë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati ynë i përjetshëm në të gjitha aspektet globale, si ato të ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë. Zoti e bekoftë miqësinë Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Bardhi.

SHKARKO APP