Bardhi në Elbasan: Demokratët e këtij qyteti nën presionin e bandave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, zhvilloi një takim me strukturat e Qarkut të Elbasanit këtë të diel, duke u shprehur se PD ia ka dalë të rritet në këtë qytet.

“Në qarkun e Elbasanit i gjeta demokratët të angazhuar në të gjitha nivelet e partisë për të bërë për vete sa më shumë qytetarë në Elbasan, Librazhd, Përrenjas, Cërrik, Peqin, Gramsh dhe Belsh. Demokratët e këtij qarku, megjithëse nën presionin e bandave të lidhura me pushtetin e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Qazim Sejdinit, ia kanë dalë të rriten e të forcohen dhe në zgjedhjet më të para të lira e të ndershme, bashkë me aleatët tanë, ne të fitojmë në qark më shumë se 55% të votave.

Nënat dhe baballarët e Qarkut të Elbasanit e duan ndryshimin që të mos i shohin fëmijët e tyre të ikin si refugjatë, pse bandat e pushtetit nuk i lënë të ngrenë kokën. Të rinjtë e qarkut të Elbasanit e duan ndryshimin që të ndërtojnë një jetë dinjitoze në vendin e tyre, ku vlerësohet aftësia, ndershmëria dhe jo servilizmi e hajdutëria! Nga takimet që pata në Elbasan, Librazhd, Përrenjas, Cërrik, Peqin, Gramsh dhe Belsh jam plot besim që së bashku do t’ia dalim”, u shpreh Bardhi nga qyteti i Elbasanit.

SHKARKO APP