Bardhi në Elbasan: Fitore e madhe për Shqipërinë. S’i komentoj humbësit, të nis numërimi sa më parë

Drejtuesit politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, ka bërë apel që të nisë sa më shpejt procesi i numërimit të votave. Nga ana tjetër, Bardhi ftoi PS-në që të caktonte numëruesit e saj.

Sa i përket deklaratës së fitores nga kundërshtari i tij, Taulant Balla, demokrati është shprehur me ironi se nuk i komentonte humbësit.

”Kjo e sotmja është fitore e madhe për Shqipërinë dhe qarkun e Elbsanit. Falenderoj çdo qytetar që besuan projektin e PD-së dhe u përkushtuan në fushatë. Kam vetëm një apel; të nisim sa më parë numërimin. Ftoj PS të caktojë numëruesit e saj dhe të jeni të sigurtë që çdo qytetar ka ndezur një shpresë për veten dhe familjen e tyre. Unë nuk komentoj deklaratat e humbësve. I jap mesazh falenderimit”.

SHKARKO APP