Bardhi nis takimet si drejtues i qarkut Fier: Qytetarët u përballën gjatë këtyre viteve me varfërinë dhe korrupsionin

Gazment Bardhi është drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit. Ai ka zhvilluar një takim prezantues me strukturat drejtuese të degës. “Fieri ka qindra arsye për të mbështetur ndyshimin, por mbi të gjitha, se kurrë nuk ju kthye besimi i madh që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet. Në vend të mirënjohjes, qytetarët e ndershëm e punëtorë të Fierit u përballën gjatë gjithë këtyre viteve me arrogancën, varfërinë dhe korrupsionin”,-është shprehur Bardhi në një postim në rrjetet sociale.

Postimi

Fieri ishte ndalesa e parë në takimin prezantues me strukturat drejtuese të degës. I inkurajuar dhe falenderues nga mikëpritja dhe energjia që të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë.

Fieri ka qindra arsye për të mbështetur ndyshimin, por mbi të gjitha, se kurrë nuk ju kthye besimi i madh që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet.

Në vend të mirënjohjes, qytetarët e ndershëm e punëtorë të Fierit u përballën gjatë gjithë këtyre viteve me arrogancën, varfërinë dhe korrupsionin në çdo sektor.

SHKARKO APP