Bardhi: Nuk do të ketë legalizim të kanabisit, Rama po i dërgon sinjale krimit të organizuar të vazhdojë me kultivimin
Kryeministri, Edi Rama, deklaroi sot se Kuvendi do ta miratojë ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor brenda këtij sesioni.
Por Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në studion e emisionit “Tempora” në Rtv Ora se ky projekt nuk do të ndodhë, porse Rama po i dërgon sinjale të qarta krimit të organizuar që të vazhdojnë me kultiviminse kanë mbështetjen e tij.
I gjitha kjo sipas tij është në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.
Bardhi: Është evidente prej 7 vitesh që kanabizimi i vendit, bashkëpunimi i qeverisë me krimin e organizuar dhe mbështetja e qeverisë ndaj krimit të organizuar është projekt politik. Edhe fakti që sot Edi Rama del dhe ka luksin të trajtojë në opinionin publik, ndërkohë që shqiptarët janë pa bukë dhe pa asnjë të ardhur për shkak të pandemisë, del thotë se ka një vit që po punojnë për projektin e legalizimit të kanabisit. Këtë vitin që ka harxhuar me legalizimin e kanabisit mund ta kishte harxhuar me projektin për mbështetjen e fermerëve shqiptarë ndaj bujqësisë.
Nuk ka asgjë të fshehtë, është evidente e gjithë sjellja e qeverisë. Ka një projekt për të përdorur edhe këtë vit si një vit paraelektoral për fuqizimin e grupeve kriminale për të vijuar të njëjtën sjellje që pamë në 2017 ku grupe kriminale diktojnë pastaj listat e deputetëve dhe zgjedhësit për mënyrën si votojnë. Jemi në një betejë prej dy vitesh për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk është problemi se fuqizohet vetëm krimi i organizuar, por duke pasur një bashkëpunim me qeverinë kemi këtë situatë që kemi sot.
Qeveritarët pa asnjë të ardhur dhe qeveria mendon si do të legalizojë kanabisin. Ky projekt nuk ka për të ndodhur.Është thjesht sinjal i qartë, pasi është braktisur nga të gjithë, i vetmi aleat që ka sot Edi Rama është krimi i organizuar. Është duke u dhënë sinjale të qarta që vazhdoni se vijoni të keni mbështjen time. Ai e bën këtë deklaratë ku një nga 15 kushtet e Këshillit Europian për hapjen e negociatave është lufta kundër narkotikëve. Ky në vend që të ndërmarrë një reformë për të luftuar pastrimin e parave thotë do të legalizojë paratë e ardhura nga bota e krimit se para të mbajtura mënjanë nga emigrantët apo qytetarët e ndershëm nuk ka.