Bardhi pas miratimit të dy komisioneve hetimore: Rikthehemi menjëherë në normalitet
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi sot se do të rikthehen menjëherë në normalitet në Kuvend, për të dëgjuar zërin e qytetarëve.
Pas mbledhjes ai tha se sot është rënë dakord për shqetësimet e 5 muajve të fundit.
“Në vijim të mbledhjes së shkuar të konferencës së Kryetarëve ku ramë në dakord në parim për të normalizuar veprimtarinë në Kuvend, sot u vendosën në dakordësi të plotë mes gjithë anëtarëve vendimet që konkretizojnë atë dakordësi. Është rënë dakord siç e dini, miratimi i Komisionit Hetimor për kontratat dhe sterizilim dhe chek-up apo dhe për ngritjen e komisionit hetimor për sistemin tims. Këto kanë qenë shqetësimet tona. Siç kemi deklaruar prej 5 muaj edhe pse jemi akuzuar. Ne rikthehemi menjëherë në normalitet që te jemi zëri i qytetarëve. Sot po tregojmë se kemi bërë atë që kemi thënë në këto 5 muaj”, tha Bardhi.