Bardhi: PS-ja po zvarrit “zgjedhoren”, mund të kemi protestë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi akuzoi palën socialiste në tryezën e reformës zgjedhore për zvarritje të procesit, pasi sipas tij ka 10 ditë që është ngritur grupi për hartimin e zgjidhjeve, por shtoi se nuk ka filluar diskutimi për asnjë cështje konkrete. Megjithatë, tha Bardhi ulja në tryezë nuk do të thotë se nuk do të ketë më protesta. “Pa asnjë diskutim mund të ketë përpara se të mbyllet reforma, kemi bërë dhe do të bëjmë”- tha ai. Pas miratimit të reformës zgjedhore, që duhet të bëhet brenda 15 marsit, Bardhi kërkon zgjedhje të parakohshme. Ai thotë se zgjedhjet e parakohshme nuk i kërkon për PD-në por për qytetarët që sot nuk qeverisen.

Procesin e drejtonte ambasadori britanik, por i konsultuar me të BE-së dhe SHBA-së në Tiranë. Protesta kemi bërë dhe do të bëjmë sa herë që të jenë. Nuk do të jetë surprizë që në ditët në vijim të shpallim organizimin e një proteste. Ne kërkojmë qeverinë kujdestare për të organizuar zgjedhjet, që po funksionon në Maqedoni për të garantuar barazinë e palëve në procesin zgjedhor. Pala tjetër nuk duhet të vonojë procesin por të mbyllet brenda 15 marsit.

Jam i bindur që PD-ja do të bëjë betejën e saj për standardet. Kërkesa jonë për zgjedhje të parakohshme nuk është zgjidhje për opozitën por për qytetarët që nuk qeverisjen. Për ne ky proces duhet të përfundojë me garantimin e standardeve për zgjedhje të lira. Nëse përpiqemi t’i hedhim hi syve BE-së, kjo nuk do ta ndihmonte as Shqipëri, por do të ishte një shans i humbur. Ne do të qëndrojmë te cdo kërkesë e jona. Kemi vërejtur një tentativë për ta zvarritur procesin, por nuk është lejuar nga ana jonë. Ka më shumë se 10 ditë që është formuar grupi për hartimin e zgjidhjeve dhe nuk ka filluar diskutimi për asnjë cështje konkrete.

Për PD-në procesi të përfundojë brenda 15 marsit. Për ne duhet të kishte mbaruar që në shkurt, por pala tjetër kërkoi më shumë kohë. Pas reformës duhet të ketë zgjedhje të parakohshme. Nuk ka pasur negociata paraprake. As me ndërmjetësim. Ka pasur një propozim të opozitës në tryezën e OSBE-së që i është imponuar palës tjetër nga faktori ndërkombëtar, nuk ka pasur negociata për cështje konkrete” tha ai. I pyetur për sistemin zgjedhor, Bardhi tha se PD-ja është e hapur. “Çështja e sistemit duhet të jetë e hapur, t’i nënshtrohet një diskutimi publik. Por nëse nuk garantojmë zgjedhje të lira cdo sistem do të ishte deformuar. PD-ja ka shprehur vullnetin për cdo sistem” tha ai.

Partia Demokratike paralajmëron se në ditët në vijim do të zbulojë emrin e një tjetër kryebashkiaku socialist që ka qenë dënuar në një nga vendet e BE-së për një vepër të rëndë penale, por e ka fshehur duke gënjyer në formularin e dekriminalizimit. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ nuk pranoi që të publikonte emrin e kryebashkiakut, duke theksuar se më parë pret dosjen e plotë që do ta bëjë publike në ditët në vijim.

Rasti i fundit (Lefter Alla) nuk është denoncim i opozitës, por i medias, që një zyrtar i lartë konstatohej që konsumonte lëndë narkotike. Kemi në proces verifikim edhe 10 raste kryebashkiakësh, përveç pesë rasteve të denoncuara, përveç këtij të fundit, që e denoncoi media. Kemi edhe raste që janë në fazë finale, të tjerat janë në proces verifikimi, janë të dënuar dhe nëse arrijmë ta dokumentojmë brenda disa ditëve. Bëhet fjalë për një dënim të marrë në një nga vendet e BE-së. Bëhet fjalë për një vepër të rëndë penale.

Nuk dua të jap detaje. Vrasje plagosje? Nuk përjashtohet. Kemi preferuar që për cdo indicie të bëjmë një verifikim tonin dhe më pas ti drejtohemi prokurorisë, pa hedhur baltë dhe për të qenë të sigurt në cdo denoncim. Presim të vërtetojmë me dokumente dënimin e personit në një nga vendet e BE-së. Një pjesë dyshohet ti kenë kryer veprat me identitet tjetër, një pjesë me identitetin e tyre në vendet e BE-së. Unë preferoj që të mos jap detaje për rastin pa pasur të plotë dosjen që provon indiciden që kemi siguruar nga burime të ndryshme” tha ai.

I pyetur se ku i merr indiciet PD-ja për denoncimet që ka bërë, Bardhi tha se kanë qenë qytetarët, demokratët, partnerët ndërkombëtarë, por edhe nga rrjedhja e informacionit brenda strukturave të PS-së. Konkretisht ai akuzoi se kryeministri Rama ishte informuar nga strukturat për rastin e kryebashkiakut të Vorës që kishte qenë dënuar në Greqi, por sipas tij e kishte injoruar këtë informacion.

E para përgjegjësia është e njeriut që i kandidoi, se kjo nuk është cështje individuale. Indiciet i kemi marrë nga strukturat e PD-së, qytetarët, partnerët ndërkombëtarë por edhe rrjedhjes së informacionit që kishin shkëmbyer strukturat e PS-së para kandidimit, që kishin informuar kryeministrin që kandidati kishte probleme me drejtësinë. Shqetësimi i tyre ishte injoruar. Bëhet fjalë për bashkinë e Vorës. Kandidati kishte probleme të hapura, por shqetësimi i strukturave të brendshme është injoruar” tha ai.

Përsa i përket kryetarit të bashkisë së Mallakastrës, Bardhi u shpreh se ai e pranoi dënimin. “Kryebashkiaku i Mallakastrës nuk e ka mohuar, por e ka pranuar dënimin. Ai ka kryer veprën penale dhe është arratisur në Shqipëri, sapo ka ardhur këtu është emëruar mësues. Ai e ka pranuar se është dënuar“. Ndërsa për Agron Malajn e Matit u shpreh se “Ai e ka deklaruar por është subjekt i ndalimit përjetë nga ligji i dekriminalizimit“. Emrat e denoncuar deri tani nga Partia Demokratike janë; Valdrin Pjetri i Shkodrës që u largua, Agim Kajmaku i Vorës po ashtu u largua, Mark Babani i Vaut të Dejës, Agron Malaj i Matit dhe Qerim Ismailaj i Mallakastrës.

Pjesë nga intervista e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”

Gazment Bardhi: Edi Rama duhet të marrë përgjegjësi për personat që ka emëruar në bashki me të kaluar kriminale. Asnjëri prej atyre që ka denoncuar PD, nga Valdrin Pjetri, tek Agim Kajmaku, Ndye Babani, Mallakastra apo Agron Malaj nuk janë vetëkandiduar. Ata janë të përzgjedhur nga Edi Rama, i cili, për të mos mbajtur përgjegjësinë politike që i takon, po fshihet pas përgjegjësisë së tyre individuale. Ne terma individualë, ata duhet të shkojnë në burg, sepse kanë fshehur dënimet dhe kanë mashtruar, duke shkelur ligjin e dekriminalizimit, por Edi Rama është përgjegjësi politik për emërimin e tyre.

Pyetje: A jeni i sigurt se Agron Malajn e Matit e kap ligji i dekriminalizimit, sepse ai e ka deklaruar dënimin për plagosje dhe armëmbajtje pa leje?

Gazment Bardhi: Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Armëmbajtja pa leje është ndalim për jetë nga ligji i dekriminalizimit. Ka patur një betejë të gjatë mes përfaqësuesve te PD dhe PS për ndalimet përjetë në ligj. Në atë kohë, duke qenë se për armëmbajtje pa leje ishte i dënuar me gjobë kryetar i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi,  PS kërkoi të hiqej nga ligji ndalimi për dënimet me gjobë dhe konsensusi u gjet që për dënimet me burg do të ketë ndalim përjetë. Është në detyrën e prokurorëve të konstatojë se Agron Malaj është subjekt i këtij ndalimi sipas ligjit të dekriminalizimit.

Pyetje: Kush ua jep informatat? Partnerët?

Gazment Bardhi: Ka patur edhe raste, kur jemi sinjalizuar nga partnerët. Nje pjesë i kemi marrë nga strukturat e PD në rrethe, një pjesë edhe nga rrjedhja e informacioneve të strukturave të PS para zgjedhjeve, që kanë inforrnuar kryeminsitrin se kandidati ka patur probleme me drejtësinë greke.

Pyetje: Për kë bëhet fjalë, se kjo është shumë e rëndë?

Gazment Bardhi: Bëher fjalë për Vorën. Kandidati i përzgjedhur nga Edi Rama dhe Belinda Balluku ishte në kërkim në Greqi dhe ky shqetësim i strukturave të PS është injoruar. Ne disponojmë komunikimin e brendshëm të strukturave të PS që informojnë për të kaluarën e kandidatit të Vorës.

SHKARKO APP