Bardhi publikon videon: Rama i keqpërdori mësuesit për pushtet! Faktet nxjerrin mashtrimet e kryeministrit në ikje
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, hodhi poshtë si të pa vërtetë deklaratën e Edi Ramës se gjatë qeverisjes së tij shkollat dhe mësuesit u hoqën nga kthetrat e politikës.
Gazment Bardhi përballi mashtrimin e sotëm të Ramës me të vërtetën në dosjen “184”, kur deputetët e tij kërcënojnë mësuesit për të votuar PS ose largohen nga puna.
“Edi Rama i ka keqpërdorur mësuesit për pushtetin e tij personal. Dosja akoma e pahetuar 184 tregon se ai është inkuizitor i mësuesve dhe përgjegjës për shndërrimin e shkollove në celula të partisë në pushtet. Faktet në video janë më domethënëse se çdo gënjeshtër e Edi Ramës. 👇”, shprehet Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së.
Më poshtë postimi i plotë dhe video me faktet e Gazment Bardhit: