Bardhi: Rai 3, armik i jashtëm, si VOA dhe Bild
Sekretari i Përgjithëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt, në lidhje me akuzat që këta të fundit i kanë bërë televizionit italian, ”Rai3”, pas dokumentarit ‘Narcotica’, ku theksohet se 1/3 e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis. Përmes një postimi në Twitter, Bardhi shkruan se pas VOA dhe Bild, tani në listën e armiqve të jashtëm është edhe ”Rai3”.
Ne Shqiperi eshte mbjelle 5 here me shume kanabis se vjet. Shqiperia baze per kokainen kolumbiane dhe heroinen afgane. Krimi i organizuar ka mbeshtetje ne te gjitha nivelet e qeverise. Shqiperia nen drejtimin e Edi Rames eshte kthyer ne parajsen e krimit e organizuar. 2/2
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) August 10, 2019
Rai 3 ne listen e armiqve te jashtem te Edi Rames dhe Sander Lleshajt, bashke me Zerin e Amerikes dhe Bildin. Prokurori i Antimafias Italiane nuk eshte “llafe ne ere”. Karabinieria italiane nuk eshte “llafe ne ere”. Faktet e partnereve jane te pakundershtueshme! 1/2
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) August 10, 2019
KOHA JONË SONDAZH

