Bardhi: Rama, fundjavë turistike në Paris

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaron se kreu i qeverisë, Edi Rama ka zgjedhur që fundjavën ta kalojë në Paris, pa pasur asnjë axhendë zyrtare dhe asnjë takim shtetëror. Bardhit hotë se kur gjithë shqiptarët janë në karantinë, Rama shpenzon 100 mijë euro për udhëtime personale.

Postimi i plotë i Gazmend Bardhit në Facebook:

Ndërkohë që vendi është mbërthyer nga kriza, Edi Rama zgjedh të kalojë fundjavën në Paris. Duke shfrytëzuar avionin e Air Albania-s si charter personal, Kryeministri ka kaluar këtë fundjavë në Paris pa dhënë asnjë shpjegim apo njoftim zyrtar për arsyet e këtij udhetimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ç’arsye Edi Rama përdor avionin e shtetit shqiptar si plaçkë personale?

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këto ditë kaq të vështira për qytetarët si mundet që një kryeministër të shpenzojë për luksin e tij 100.000 euro të shqiptarëve për charter personal?

Ndërkohë që ka ende shumë shqiptarë që presin të riatdhesohen ai përdor avionin e shtetit shqiptar për arsye personale.

Si mundet që Kryeministri ta trajtojë shtetin si pashallëk dhe të plotesojë qejfet e veta për udhëtime turistike ndërkohë që shqiptarët janë më të varfër se kurrë?

RAMAVIRUSI që ka shkatërruar ekonominë e shqiptarëve, që ka varfëruar dhe lënë të papunë shumicën e tyre, shpërdoron fondet publike për interesa personale.

Shqipëria nuk është pashalleku i Edit të Surrelit. Mosha dhe zullumet e kanë plakur autokratin në ikje, që po braktiset çdo ditë nga qytetarët e ndershëm shqiptarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?