Bardhi: Rama i pashpresë, me të njëjtën tufë hajdutësh kërkon të vjedhë Shqipërinë për herë të tretë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi skanon drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe, të cilët u emëruan pasditen e sotme në mbledhjen e gurpit parlamentar socialist që u zhvillua në Elbasan

Në reagimin e tij, Bardhi shprehet se përmes kësaj liste nuk ka asgjë të re nga fronti i Edi Ramës, pasi sicc thotë Bardhi, Rama me të njëjtën tufë hajdutësh kërkon të vjedhë Shqipërinë për herë të tretë. “Është i pashpresë! Bandës i ka ardhur fundi”, shprehet ndër të tjera, Bardhi.

Deklarata Gazment Bardhit

Swiss Digital Desktop Reklama

Asgjë e re nga fronti i Edi Ramës: Me të njëjtën tufë hajdutësh kërkon të vjedhë Shqipërinë për herë të tretë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me të njëjtët njerëz, me të njëjtin model për të vjedhur.

Në Shkodër Ilir Beqjen, kryehajdutin e shëndetësisë së munguar për shqiptarët.

Në Tiranë, Elisën 5 milionë Euro, simbolin e korrupsionit në dogana dhe Veliajn e  lavatriçes së  pastrimit të parave, inceneratorëve, dhe vrasësit të Teatrit Kombëtar.

Në Lezhë, Linditën e arsimit që s’di këndim, që vulosi ligjin e arsimit të lartë për të falimentuar universitetet publike dhe iku me turp pas protestave të studentëve në gjithë vendin.

Në Elbasan, Taulant Ballën, garantin e banditëve, kumbarin e Toyota Yarisit dhe shokun e mafiozit Edmond Begos.

Në Vlorë, Damian Gjiknurin e dosjes së blerjes së votave dhe shitjes së unazës së re 20 milion euro/km, Tërmeti i votave të mafias mbi zgjedhjet.

Në Korçë, Niko Peleshin e shkarkuar për korrupsion, rrënuesin e Bujqësisë dhe kalbëzuesin e prodhimeve në ara.

Në Dibër, Olta Xhaçka, hajduten e tenderave të ushqimeve të familjeve në nevojë gjatë pandemisë.

Safet Gjicin që për tenderat e rilindjes konkurron me Safet Gjicin.

Rama, koka e korrupsionit 8 vjeçar kërkon me hajdutët e vjetër mandat të tretë.

Është i pashpresë! Bandës i ka ardhur fundi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?