Bardhi: Rama kaloi në një gjendje robotike, oligarkët e tij kanë shantazhuar deputetë

Një nga debatet e forta këtë të enjte në Kuvend, është ajo që ndodhi mes deputetit Gazment Bardhit dhe kryeministrit Edi Rama. Akuza pas akuza, sharje pas sharje dhe më pas Bardhi u përjashtua nga salla e Kuvendit. Në një postim në rrjete sociale, ai shkruan se Rama në sallën e Kuvendit kaloi në një gjendje robotike.

Po ashtu nga ana tjetër, deputeti demokrat ka përsëritur akuzat duke thënë se oligarkët që mbështet kryeministri Edi Rama kanë shantazhuar deputetë.

”Fakti është se oligarkët e tij, dhe të fortët që ka nën hyqem, kane tentuar fillimisht të joshin, më pas të shantazhojne deputetë e deputete për të siguruar vota për të dërguar Dvoranin në Kushtetuese”.

Postimi i plotë

Shqetësimi që ngrita sot në Parlament është shumë serioz. Dhe për shkak se është i vertetë kjo solli shpërfytyrimin e Kryeministrit, i cili prej denoncimit që bëra, kaloi në një gjendje robotike, ku vetëm nxirrte fyerje teksa hapte e mbyllte shishen e ujit pavetëdijshëm.

Fakti është se oligarkët e tij, dhe të fortët që ka nën hyqem, kane tentuar fillimisht të joshin, më pas të shantazhojne deputetë e deputete për të siguruar vota për të dërguar Dvoranin në Kushtetuese. Kjo është shumë e rëndë. Tregon gjendjen e shtetit dhe demokracisë kur po hyjmë në vitin e 10 të qeverisjes së Ramës. Çfarë bënte më shumë Cosa Nostra në Itali?! Ja këtë bënte. Caktonte gjykatësit e zyrtarët e lartë përmes lidhjeve politike e presionit.

Kjo është drama e ketij vendi, jo fyerjet e Ramës, apo perjashtimi im nga seanca. Dhe, më thoni ju, si mund t’i drejtohem ndryshe, perveçse mafioz, kur ai vetë është në dijeni të plotë të këtij operacioni. Madje, bëhet nën kujdesin e posaçëm të Kryeministrit, siç ai ka qejf ti emërtojë eventet.

SHKARKO APP