Bardhi, Ramës: Mjaft keqpërdore mjekët që po sakrifikojnë jetën. Dëgjo mikun tënd Tony Blair për testet

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reagua për akuzat e Edi Ramës ndaj opozitës lidhur me mos kryerjen e testimeve në masë për koronavirusin.

Bardhi ka publikuar një video të ish-kryeministrit Britanik Tony Blair, i cili thotë se vetëm testimi mund të normalizojë situatën.

“Edi Rama dëgjoje edhe Toni Blair: “Gjithçka lidhet me rritjen sa më shpejt të numrit të testimeve. Na duhet të dimë se kush e ka sëmundjen apo kush e ka kaluar. Në mënyrë që t’i japim fund bllokimit dhe t’i kthejmë njerëzit në punët e tyre. Të kthejmë pak normalitet në jetët tona të përditshme.” Edi Rama mos e fshih mungesën e përgatitjeve dhe të kiteve testuese, pas një ekipi mjekësh dhe specialistësh që kanë sakrifikuar edhe shëndetin e tyre duke u infektuar vetë nga virusi. Koha nuk pret. Nga testimet varet identifikimi i personave të infektuar, shkëputja e zinxhirit të transmetimit e më pas clirimi i ekonomisë dhe tejkalimi i kësaj krize”,- shkruan  Bardhi në reagimin e tij.

https://www.facebook.com/1524054689/posts/10222093147427405/?sfnsn=mo&d=n&vh=i

SHKARKO APP