Bardhi-Ramës: Vëllai i Olsit na paska pyetur kush jemi? Ne nuk jemi anëtarë të grupeve që vjedhin zgjedhjet
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se ata nuk janë pjesë e asnjë grupi kriminal që qeveris Shqipërinë. Bardhi i përgjigjet kështu qëndrimit të kryeministrit Edi Rama.
Kreu i qeverisë ndau në rrjetet sociale momente nga debati në seancën e djeshme të Kuvendit, në përfundim të së cilit u miratua me 76 vota pro projektrezoluta “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.
”Vëllai Olsit” na paska pyetur kush jemi?! Mqs çdo shqiptar e dinë tashmë kush është Edi Rama dhe ekipi i tij, ky vetë duhet të dijë kush ne nuk jemi. Ne nuk jemi Ols Rama, Arben Ndoka, Rrahman Rraja, Armando Prenga, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj, Elvis Rroshi, Agim Kajmaku, Valdrin Pjetri, etj.
Nuk jemi anëtar të asnjë grupi të strukturuar kriminal, që qeverisë Shqipërinë prej 11 vitesh sipas parimit: “të vjedhim Shqipërinë për të vjedhur zgjedhjet, dhe të vjedhim zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë”,-shkruan Bardhi në Facebook.