Bardhi replika me Ramën: Solle në Parlament drejtorët e korrupsionit
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i tha kryeministrit Edi Rama në parlament se është ai njeriu që promovon dhe bashkëpunon me korrupsionin.
Në një repikë në parlament, Gazment Bardhi tha se personin që sipas tij, bënte tenderat e korrupsionit, Rama e bëri deputet. Ai tregoi me gisht nga vendi ku ishte ulur deputeti i PS Benet Beci, ish drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe ish drejtori i KESH-it.
“Ta dhanë oligarkët dhe e bëre deputet. Nuk mundesh që korrupsionin tuaj të na e hedhësh ne si baltë. Baltën e ke marrë ti me vete dhe e kë sjellë në Parlament dhe qeveri”,- tha Gazment Bardhi gjatë ndërhyrjes së tij në parlament.