Bardhi: Rritja e pensioneve do të bëhet nga PD, jo më pak se 200 euro

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, risolli në vëmendje propozimin e tij ligjor të muajit mars të këtij viti për rritjen e pensioneve. Për të synohej që të garantohej brenda vitit të parë një pension minimal jo më i ulët se 200 euro dhe që rritet çdo vit në mënyrë progresive duke siguruar që pensioni minimal të shkojë jo më pak se 300 euro brenda një afati të arsyeshëm.

Postimi i plotë

Rritja e pensioneve është premtim- mashtrim i çdo fushate të Edi Ramës, që ripërsërit veten sa herë i duhet votat dhe tallet prej 12 vitesh me shtresën që meriton më shumë respekt!

Rritja e pensioneve duhet të jetë zotimi absolut i PD dhe të garantojë që brenda vitit të parë të qeverisjes të mos ketë pension më të ulët se 200 euro dhe të sigurojë me ligj detyrimin për rritje të mëtejshme çdo vit në mënyrë progresive, që pensioni minimal të arrij jo më pak se 300 euro brenda një kohe të arsyeshme.

Rritja e pensionit minimal sjell në mënyrë progresive rritjen e masës së pensionit për çdo pensionist.

KJO DUHET TË BËHET ME ÇDO ÇMIM DHE ME ÇDO KOSTO. ASKUSH NUK MERITON MË SHUMË RESPEKT PËR SAKRIFICËN DHE PUNËN E TYRE SESA PENSIONISTËT TANË!

SHKARKO APP