Bardhi shkarkon deputetët e Bashës dhe kërkon rikthimin e Berishës në grup. Largon Alibeajn nga Këshilli i Mandateve

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi sot në Kuvend rikthimin e Sali Berishës në grup. Kjo kërkesë që nuk u lexua nga Nikolla, në nisje të seancës plenare nxiti debate të ashpra, ndërsa riktheu sërish kaosin në Kuvend.

Bardhi: Kur lexon njoftimet e grupit lexoi deri në fund jo një pikë jo një po.

Nikolla: Në shkresë ka një person që është përjashtuar nga grupi me vendim të PD e duhet të futet po me vendim të PD.

Në shkresën që Gazment Bardhi ka dorëzuar në Kuvend e cila mban datën 29 maj 2024, njofton se ka shkarkuar nga të gjitha funksionet që kishin në grupin parlamentar të PD, të gjithë deputetet që i përkasin PD zyrtare, edhe pse në fakt ata s’kanë asnjë lidhje me Rithemelimin dhe vulën e partisë e ka ende Lulzim Basha. Bardhi përmes kësaj shkrese njofton se Ervin Salianji dhe Albana Vokshi do jenë nënkryetarë të grupit, ndërsa Ina Zhupa zëdhënëse dhe sekretare e grupit.

SHKARKO APP