Bardhi takim me Kolegjin e Kryetarëve: 5259 anëtarë për Kuvendin e 18 dhjetorit
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ndodhet në një takim me Kolegjin e Kryetarëve, ku tha se për Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit kanë firmosur 5259 anëtarë.
Bardhi akuzoi edhe njëherë organizatorët e “Foltores” dhe Berishën se nuk i kanë firmat e duhura për të thërritur Kuvendit dhe se kanë përdorur gjuhë përçarëse ndaj demokratëve.
“Anëtarët e Kuvendit me përgjegjësi të plotë ndaj anëtarëve të PD kanë konfirmuar masivisht pjesëmarrjen në Kuvendin e PD secili prej tyre ka nënshkruar një formular që konfirmon pjesëmarrjen në 18 dhjetor ora 11:00. Kësaj thirrje përçarëse nuk i janë përgjigjur 5259 anëtarë të kuvendit ose 69% e tyre. 1146 anëtarë të Kuvendit nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvend duke refuzuar thirrjen e Kryesisë së Partisë”.