Bardhi: “Venecia” i dha të drejtë Metës, dhe vulosi se regjimi në ikje i Edi Ramës tentoi të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese
Sekretarit i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi përshëndet vendimin e Komisionit të Venecias që, siç thotë ai, vulosi se regjimi në ikje i Edi Ramës tentoi të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese.
Përmes rrjeteve sociale, Bardhi shprehet se Komisioni i Venecias konfirmoi qartë se ka zero shkelje të Kushtetutës nga Presidenti i Republikës në betejën legjitime kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese.
“Përshëndes vendimin e Komisionit të Venecias që vulosi sot se regjimi në ikje i Edi Ramës tentoi të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese. Komisioni i Venecias konfirmoi qartë se ka zero shkelje të Kushtetutës nga Presidenti i Republikës në betejën legjitime kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese. Kjo është një tjetër provë sesi Edi Rama ka vetëm një strategji me drejtësinë: ose ta kapë, ose ta bllokojë. Bërja sa më parë funksionale e Gjykatës Kushtetuese është jo vetëm e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri, por edhe 1 nga 15 kushtet për fillimin e negociatave me BE”, shprehet Gazment Bardhi.