Bardhi viziton familjen në nevojë në Elbasan: Më 25 prill, fitojnë të lënët pas dore dhe humb Edi Rama
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka vizituar familjen e Naim Nexhës në Elbasan e cila është në nevojë.
Bardhi thotë se Nexha ka dy fëmijë jashtë, ndërsa të voglin në shtëpi kurse shumicën e kohës është i papunësuar.
Ai merr vetëm 56 mijë lekë të vjetra në muaj, ndërkohë që duan si familje të dalin nga varfëria. Bardhi siguron se me programin e PD fitojnë të lënët pas dore duke dyfishuar ndihmën ekonomike, ulur çmimin e dritave dhe krijuar vende pune.
STATUSI NGA GAZMENT BARDHI
Braktisjen nga qeveria, dhe ngecjen në vend numëro e gjen ngado! Po e dhimbshme kjo gjendje shfaqet tek shtëpia e Naim Nexhës, në lagjen 5 maji në Elbasan. Dy femijë i ka jashtë, ka vetëm djalin e vogël këtu, të shumtën e kohës pa punë. Vetë merr asistencë 56 mijë lekë të vjetra në muaj, ku më shumë se gjysma ikin për të paguar dritat. Punon ndonjëherë gruaja, Alija, disa orë në ditë, i shërben një të moshuare, dhe arrin të sigurojë 100 mijë lekë të vjetra në muaj. Pamjet flasin vetë.
Naimi dhe familja e tij kanë nevojë për kushte normale, jetë normale, duan të dalin nga varfëria. PD ka një program të mirëmenduar, për dyfishim të ndihmës ekonomike, për uljen e çmimit të dritave, dhe për krijimin e vendeve të punës.
Me 25 prill, fitojnë njerëzit, fitojnë të lënët pas dore si Naimi, fiton Shqipëria dhe humb Edi Rama!
#ShqipëriaFiton 🇦🇱✌️