Barriera hekuri dhe prani e shtuar e gardës, çfarë po ndodh në Kuvend

Ka nisur seanca plenare, ndërsa ende nuk ka një vendim nga grupi parlamentar i PD i cili po zhvillon mbledhje në seli, në lidhje me aksionin që do të ndërmarrin, duke pasur parasysh se 23 prej tyre janë të përjashtuar. Janë marrë masa për të shmangur tensionet, duke vendosur barriera hekuri.

Ka prani të shtuara të gardës brenda Kuvendit dhe në të dy hyrjet e tij.

Duke qenë se në orën 11:00 do të mbahet edhe një protestë te Bashkia e Tiranës, janë marrë edhe masa duke vendosur efektivë të policisë dhe Shqiponjat në hyrje të Kuvendit në portën kryesore.

SHKARKO APP