Barrikadat hiqen në Kosovë, Rama: Të gjithë u kthyen në shtëpi. Fitore nga të dyja palët

Kryeministri Edi Rama thotë se me heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, të gjithë u kthyen në shtëpi dhe se sekush me fitoren e vet me vete. Po ashtu kreu i qeverisë nënvizon se pyetja është po ajo që ishte para barrikadave. Deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara.

“Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë! Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi!

Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë.

Po fare! Pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore! Dhe deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së rradhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes”, shkruan Rama.

SHKARKO APP