Basha: 21 qershori, dita e gjykimit popullor për mazhorancën
Në vazhdën e takimeve elektorale, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori pjesë sot pasdite në mitingun elektoral në qytetin e Korçës, ku mbështeti kandidatin e Partisë Demokratike, Gjergji Mero.Basha deklaroi se 21 qershori do të jetë dita e gjykimit popullor për mazhorancën. Ai tha se në këto dy muaj dyshja Rama-Meta nuk ofruan asnjë zgjidhje për problemet e tyre.
Basha theksoi se varfëria u thellua më shumë, ndërsa sipas tij, qeveria nuk e ka pranuar këtë fakt.“Rikthehem në këtë qytet në një hark kohor të shkurtër, para se ju të vendosni me votën tuaj. E t’ju them se ne, Partia Demokratike, unë Lulzim Basha, nuk kemi pasur asnjë shqetësim tjetër më të madh në këto vite të opozitës, sesa hallet tuaja të përditshëm. Shumë prej problemeve që ekzistonin nuk morën zgjidhje, por u thelluan akoma më shumë. Taksat janë shtuar dhe se rrogat e pensionet nuk janë rritur, por janë pakësuar. Ky është problemi ynë dhe ndeshemi çdo ditë. Kemi përveshur mëngët dhe kemi ardhur para jush jo me brroçukulla, por me plane reale. me respekt dhe dashuri për ju. Dyshja Rama-Meta dhe çirakët e tyre në këto zgjedhje për dy muaj me radhë nuk ofruar asnjë zgjidhje për ju. Këtu jemi, e as jua ka nxënë goja deri mbrëmë të përmendin problemet tuaja. 21 qershori është dita e gjykimit popullor me votë”, tha Basha.