Basha: 3 vendimet e rëndësishme të opozitës
Kryetari i PD-së Lulzim Basha zhvillois sot një takim me aleatët e koalicionit të djathtë. Kreu i PD njoftoi pas takimit në selinë blu se janë marrë tre vendime të rëndësishme për aksionin e tyre opozitar:
- Institucionalizimin e tryezës opozitare
- Dekriminalizimin e politikës
- Garantimin e një procesi të lirë zgjedhor
Në përfundimit të takimit që u zhvillua në selinë e PD-së, Basha tha për mediat se në takim u dhanë propozime konkrete që sot mbajnë vulën e çdo partie politike të koalicionit qeveritar. Ne presim që pjesë e këtij koalicioni të bëhen edhe parti të tjera për të siguruar zgjedhje të ndershme në Shqipëri.
Tre vendimet kryesore qenë: Institucionalizimi i tryezës opozitare; dekriminalizimi i politikës dhe garantimi i një procesi të lirë zgjedhor.
I pyetur nga mediat mëse u diskutua për reformën në drejtësi, Basha tha se “është diskutuar edhe reforma në drejtësi si prioritet, por dekriminalizimi dhe zgjedhjet e lira janë kryesore. Do të kemi takime të tjera në PD pasi koalicioni opozitar ka marrë një detyrë shumë të vështirë për një Shqipëri të zotëruar nga krimi nga jashtë dhe brenda parlamentit. Dua të falenderoj krerët opozitarë dhe të ndaj me shqiptarët, vendosmërinë për të çliruar Shqipërinë nga ky sistem kleptokrat.
KOHA JONË SONDAZH

