Basha: 70% e qytetarëve e kanë refuzuar këtë sistem politik, ata duan një alternativë

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha ka vijuar edhe këtë të mëkurë takimet në terren. Ai ka zhvilluar një takim me anëtarët e degës 6 në Tiranë, ku ka folur për shqetësimet e tyre. Përmes një psotimi në Facebook, Basha shkruan se sot shqiptarët dhe demokratët janë të shqetësuar, pasi ndihen totalisht të braktisur nga politika, e cila shqetësohet vetëm pë rinteresat dhe hallet personale. Për të janë 70% e qytetarëve që refuzuan këtë sistem politik, në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Postimi i plotë

Mirënjohje për punën dhe sakrificat e demokratëve të Degës nr.6 në Tiranë. E pranova me kënaqësi ftesën e tyre për një bashkëbisedim të hapur mbi shqetësimet që të gjithë ne si qytetarë dhe demokratë bashkëndajmë sot.

Kjo kohë reflektimi më shërbeu të shihja edhe më qartë sesi ky sistem politik ka degraduar në një shfaqje që ka në qendër hallet e pak politikanëve, jo problemet e qytetarëve. Sherret, akuzat, gjuha e urrejtjes nuk mund të jenë përgjigjja për sfidat e mëdha që ka vendi.

Më shumë se 70% të qytetarëve e kanë refuzuar këtë sistem politik, që nuk ofron asnjë zgjidhje për shqetësimet e përditshme të shqiptarëve. Kjo shumicë e heshtur kërkon një ndryshim rrënjësor në punët e vendit, një alternativë që pasqyron aspiratat e njerëzve, i dëgjon dhe fuqizon ata. Partia Demokratike mund të sjellë këtë ndryshim, në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

SHKARKO APP