Basha: Akt i paprecedentë i Ramës. Shqiptarët do të shembin

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas incidentit të sotëm mes rojeve të Kryeministrit dhe shoqërisë civile. Basha shprehet se Rama ka bërë një akt të paprecedentë duke mos lejuar gazetarët dhe shoqërinë civile të marrin pjesë në dëgjesën publike për stadiumin.

“Akt i rëndë, i paprecedentë dhe i papranueshëm, ndalimi me forcë i gazetarëve të njohur dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile për të marrë pjesë në një aktivitet, që sipas emërtesës duhej të ishte dëgjesë publike për projektin e stadiumit.

Rojet e Edi Ramës, janë urdhëruar të mos lejojnë futjen në këtë “dëgjesë”, të Fatos Lubonjës, Andi Bushatit, Ylli Rakipit dhe aktivistëve të shoqërisë civile, të cilët kanë kundërshtuar projektin për stadiumin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sjellje tipike e një qeverie-bandë me një bandit-kryeministër. Një qeverie, që merr vendime për interesat e saj, të cilës i bie maska e dëgjesës publike në rastin më të parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ishte pra një aktivitet i hapur siç e propaganduan, por një teatër-bunker me regji ku flet Rama, jep mendime Rama, vendos Rama, firmos Rama, dhe të tjerët që janë administratë, oligarkë, e klientë dëgjojnë e duartrokasin.

Ky është bunkeri ku qeveriset vendi, ku vendoset për pasuritë publike, ku shkelet ligji, ku ndahen copat e mëdha të tortës mes miqve.

Bukneri ku, hapësira për qytetarët në stadium zvogëlohet, dhe rritet e zmadhohet pjesa e biznesit, e kullës, e dyqaneve për klientin e Ramës.

Nga ky bunker rritet zullumi i qeveritarëve, fryhen llogaritë bankare, vidhen miliardat, ndërsa qytetarët varfërohen me përdhunë çdo ditë.

Ky është bunkeri i fundit që shqiptarëve u ka dalë për detyrë ta shembin, 26 vite pasi rrëzuan bunkerin e madh të regjimit komunist”, thotë Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?