Basha akuza politike Ramës dhe Metës në prani të Lu
Tryeza për korrupsionin zgjedhor, e organizuar paraditen e sotme nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, ka sjellë edhe përplasjen e radhës mes kryeministrit Rama dhe kreut të demokratëve, Lulzim Basha.
Tryeza u hap me fjalën e kryesocialistit, i cili tha se zgjedhjet duhen çliruar nga kthetra e së kalua
“Sigurisht që jemi të bindur se rruga drejt përsosjes është e pambarimtë. Për realitetin e zgjedhjeve në Shqipëri ka ende shumë vend për përmirësime, korrigjime dhe modernizim duke synuar minimizimin e shfaqjeve negative” – tha Rama.
Nga ana tjetër, ai garantoi se shumica parlamentare e ka vullnetin për përmirësimin e Kodit Zgjedhor dhe se është e vendosur për garantimin e standardeve.
“Të sigurojmë me ligj sigurinë e çdo aktori në proces edhe pse gjer më sot janë siguruar arritje të pamendueshme më parë” – tha Rama duke pasur parasysh zgjedhjet vendore të vitit 2015.
Por, i ashpër ka qenë reagimi i Bashës përpara të panishmëve. Duke folur për zgjedhjet, Basha akuzoi se e majta ka blerë mediat dhe komisionerët në zgjedhjet e fundit. Sipas tij, fenomeni i blerjes u has për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2013, ku sipas Bashës, u testua çmimi.
“Nëse ka një armik të madh për zgjedhjet e sotme, ky është korrupsioni zgjedhor. Nga një shqetësim në të shkuarën, sot është probemi kryesor. Në 2013 u testua tregu i votës dhe i komisionerëve dhe u gjet çmimi. Pastaj në në zgjedhjet e Korçës u kthye në një poligon testimi. 2015-a ishte skema e implementimit të blerjes së zgjedhjeve në një skemë industriale. Sot një votë ka çmim, një mandat ka çmim, një parlament ka çmim, në euro e dollarë. Ky është fundi i demokracisë. Sot blihen votat, blihen komisionerët, mediat”, tha Basha.
Sipas tij, ky është pushteti i fituar me çdo çmim.
“Dhe kur çmimi është i lartë, duhen shumë pará. Kanditati i shumicës, sot kryetar i bashkisë, ka harxhuar 1.8 milionë euro për reklamë. Partia e shumicës mori me qindra zyra, të cilat kushtojnë miliona. Korrupsioni zgjedhor dhe blerja e votave sot në Shqipëri janë çmime publike. Të gjithëe dinë sa kushton vota apo karta e identitetit” – theksoi kreu i PD.
Basha e konsideroi parlamentin aktual si më të kriminalizuarin në periudhën e pluralizmit.
Të pranishëm në tryezë janë Edi Rama, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe ambasadori amerikan Donald Lu.
KOHA JONË SONDAZH

