Basha: Al Kapone është ulur në karrigen e Kryeministrit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu, pas përfundimit të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Po e filloj për t’ju informuar për vizitat në SHBA, ndonëse ajo ka pasur jehonë në mediat sepse është një vizitë e rëndësishme për Shqipërinë”, e nisi fjalën kreu i opozitës Lulzim Basha.

 “Të ndërtojmë një vektor kontribuimi që në këto 25 vjet të ekzistencës së shtetit shqiptar ka qënë vetem përfitimi. Vizita ime është e para si kryetar i opozitës dhe vjen në një kohë sfidash të mëdha globale dhe të brendshme të SHBA-së. Janë në valën e primareve presidenciale dhe bota përballet me sfidat e terrorizmit, krizat në Ukrainë etj, të reflektuara në partnerët kryesorë të SHBA, si BE. Megjithatë, zyrtarët amerikanë ndanë kohë dhe vëmendje duke më rezervuar mua jo vetëm kohën dhe vëmendjen, por edhe garancinë për Shqipërinë në sfidat me të cilat ajo përballet.

Dhe ky është në fakt një inkurajim i madh jo vetëm për ne, por të gjithë shqiptarët dhe më sjell para jush me një arsyetim të mbështetur se sfidat kryesore të Shqipërisë do të mbështeten dhe ligji për dekriminalizimin nuk do të mbeten në sirtar, se personat me rekorde kriminale do të nxirren nga institucionet dhe kjo është e papranueshme e theksoj e papranueshme për SHBA dhe nuk do të tolerohen. Ato do të jenë në krah të opozitës për zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe garancinë e votës së lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së treti, vij me inkurajimin se BKH dhe reforma në drejtësi do të kryhen sipas rekomandimeve të Venecias, sipas standartit europian, sepse askush nuk do të mund të ndalë këtë vullnet që në fakt buron nga qytetarët shqiptarë për të pasur një drejtësi të pakorruptuar për të vënë në presionin e politikë shd en gjendje të hetojë dhe politikën e ta vërë para përgjegjësisë. Ky është thelbi i reformës në drejtësi. Ajo nuk është abstrakte po konkrete. Reforma nuk është krekosje dhe arrogancë. Al kapones së ulur në karrigen e Kryeministrit që natyrisht përkthehet dhe përkthyer në dhjetra Al Kapone të tjerë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?