Basha: Angazhimi ynë, zhbllokojmë procesin e integrimit menjëherë pas 25 prillit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë në “News 24” deklaroi se për 8 vite me radhë që vendi u qeveri nga Edi Rama, Shqipëria ka ngecur në vendnumëro në procesin e integrimit.
Ai foli edhe për vizitën dhe takimin e tij me kryeministrin slloven, vendi i të cilit ka marrë presidencën e radhës së BE-së.
““Ne kemi shpallur integrimin europian si një nga prioritetet kryesore të programit. Për 8 vite me radhë Shqipëria ka ngecur në vendnumëro në procesin e integrimit. Angazhimi ynë, zhbllokojmë këtë proces menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Me kryeministrin e Sllovenisë diskutuam detyrat që duhet tё plotësojmë.
Nga kryeministri kroat mora zotimin pёr tё na ndihmuar nё Këshillin Europian. Me Kroacinë ne ndajmë shumë veçori sa i përket turizmit. Pas 25 prillit një bashkëpunim shumë të ngushtë me Kroacinë. Ekspertët e turizmit në Partinë Demokratike, kontakt me ekspertët më të mirë të Kroacisë. 25 prill, çelja e rrugës ku nuk do të jemi vetëm.
Plani ynë parashikon ngritjen e 4 inkubatorëve në Shqipëri, që do të ndihmojë sipërmarrjen e të rinjve. Garancia për nisjen e bisedimeve, tek vullneti im dhe i qeverisë së ardhshme për të përmbushur detyrat. Përgjegjësi i vetëm për dështimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit Europian është Edi Rama. Garancia është 25 Prilli, është vota e shqiptarëve, është qeveria dhe kryeministri që do të dalë nga kjo votë. Garancia ime dhe e Partisë Demokratike dhe e koalicionit tonë zhbërja e të gjitha dështimeve të Edi Ramës.
Brenda gjashtë muajsh konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Kjo bindje është e bazuar në diskutimet që kam patur me partnerët tanë gjermanë. Me 25 prill shqiptarët me votën e tyre do të zhbllokojnë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. 25 prilli do të jetë dita për të sjellë një ndryshim. Rama ka fajësuar edhe Bashkimin Europian për dështimet e tij. Bashkimi Europian kërkon një partner të besueshëm. BE tek unë ka një partner i cili ka bashkëpunuar me sukses për liberalizimin e vizave. Era e re qё do tё fryj në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Përfitimet dhe benefitet do t’i ndjejnë qytetarët shqiptarë.
Kushtetuta e re, primar do tё jetё kufizimi i pushtetit. Pushteti absolut injë njeriu të vetëm ka marrë peng vendin. Ky është modeli se si Shqipëria në 8 vite mbeti në vendnumëro. Ne duhet patjetër që t’i japim Shqipërisë një qeverisje të modelit europian. Më 25 prill shqiptarët do të votojnë edhe për rifuqizimin e institucioneve shqiptare.”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha.
INTERVISTA E PLOTË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË NEWS 24
Pyetje: Ditët e fundit keni zhvilluar dy takime të rëndësishme, le të themi kështu, një në Slloveni me kryeministrin e atjeshëm, njëkohësisht edhe kreu i presidencës së ardhshme të Bashkimit Europian, nga ana tjetër edhe me kryeministrin e Kroacisë. Cili ishte qëllimi i këtyre vizitave?
Lulzim Basha: Sllovenia do të marrë presidencën e Bashkimit Europian në 6 mujorin e dytë të këtij viti. Dhe në kemi shpallur integrimin europian si një nga prioritetet kryesore të programit tonë padiskutim një nga prioritetet kryesore të qytetarëve shqiptarë. Ju e dini që për 8 vite me radhë Shqipëria ka ngecur në vend numëro në procesin e integrimit europian dhe ka humbur në këtë mënyrë një mundësi të jashtëzakonshme të ndihmës financiare dhe jo vetëm që Bashkimi Europian ofron në këtë proces. Plani ynë, angazhimi ynë, është që të zhbllokojmë këtë proces menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Dhe në këtë kuadër është shumë i rëndësishëm koordinimi ynë me Bashkimin Europian. Me kryeministrin e Sllovenisë që do të marrë presidencën e Bashkimit Europian, diskutuam konkretisht si për sfidat apo detyrat që duhet tё plotësojmë apo planin tonë që duhen plotësuar këto detyra, ashtu dhe pёr mbështetjen konkrete që Sllovenia do tё jap si presidente e ardhshme, si mbajtëse e presidencës sё ardhshme 6 mujore tё Bashkimit Europian. Ndërsa Kroacia ka një tjetër veçori. Kroacia ёshtё vendi më i ri anëtar i Bashkimit Europian dhe nga kryeministri kroat mora zotimin pёr tё na ndihmuar jo vetёm nё tryezёn ku merren vendimet politike qё ёshtё Kёshilli Europian, ku Kroacia do tё mbёshtesё rrugёn tonё europiane. Padiskutim, do tё mbёshtesё planin tonё pёr tё zhbllokuar kёtё rrugё pёrmes plotёsimit tё detyrave tё angazhimeve qё Shqipёria do tё përmbush por po kёshtu mora angazhimin e tij qё do tё mbёshtesё edhe nё procesin teknik qё ёshtё njё proces sfidues ku dhe Kroacia ka pasur sukses tё jashtёzakonshёm pёr tё nisur dhe pёr tё përmbyllur me sukses negociata dhe për ta bërë vendin anëtar të Bashkimit Europian.
Pyetje: Gjatë këtyre takimeve në intervistat që keni dhënë keni deklaruar që nga Sllovenia do të thithni investitorë dhe nga Kroacia do të merrnin shembujt më të mirë të suksesshëm në fushën e turizmit. A ka diçka konkrete që ju keni biseduar me kryeministrat përkatës?
Lulzim Basha: Padiskutim ka, shumë gjëra konkrete sepse, në theks të bisedave nuk ka qenë vetëm integrimi europian i vendit, por dhe bashkëpunimi dypalësh në veçanti sa I përket fushës ekonomike. Me Kroacinë ne ndajmë shumë veçori natyrore, por ndërkohë sa I përket turizmit Kroacia është një shembull rajonal dhe botëror ndërsa, Shqipëria ka mbetur mbrapa deh në shumë fusha kjo ka shkaktuar vështirësi të jashtëzakonshme për të gjithë faktorët dhe aktoret, operatoret e industrisë së turizmit dhe ne kemi humbur shanse të jashtëzakonshme për zhvillim, për punësim, për mirëqenie. Ndaj me Kroacinë do të kemi pas 25 prillit një bashkëpunim shumë të ngushtë i cili do të rezultojë edhe në shkëmbimin e përvojave më të suksesshme. Duke nisur nga java e ardhshme grupet e eksperteve të Partisë Demokratike që kanë punuar për platformën e turizmit do jenë në kontakt me ekspertët më të mirë të Kroacisë për të diskutuar mbi kapërcimin e disa sfidave aktuale të ngjashme me ato që ka kapërcyer edhe Kroacia edhe për të qenë gati që Shqipërisë menjëherë pas 25 prillit ti ofrojmë në veçanti në fushën e turizmit një ritëm të përshpejtuar të zhvillimit, të garantojmë në këtë mënyrë punësim dhe mirëqenie për shqiptarët. Natyrisht kjo do të thotë që duhet hequr dorë nga praktikat aktuale ku është kryeministri që vendos se si do të jenë planet turistike ku do të jenë planet turistike, kush do të investoj si do të investoj madje vendos edhe se kujt do ti merret prona e kujt i jepet prona, me skandale që besoj i keni ndjekur të gjithë ku drejtorët e kadastrave ndërrohen 4 herë në ditë dhe parakusht që planet tona për turizmin dhe përvoja e miqve tanë kroatë por jo vetëm të funksionojë, është largimi i këtij modeli të dështuar, me kosto të madhe për shqiptarët me 25 prill, çelja e rrugës ku nuk do të jemi vetëm, po do të kemi mbështetjen e njerëzve dhe shteteve dhe faktorëve me përvojë shumë të mirë siç është Kroacia dhe kryeministri kroat miku im Andej Plenkovic më garantoj që do të kemi një mbështetje të plotë në këtë drejtim. Për sa i përket Lubjanës, diskutuam në veçanti për inkubatorët e teknologjisë së informacionit, ku ata kanë një përvojë shumë të suksesshme dhe ku plani ynë parashikon ngritjen e 4 inkubatorëve në Shqipëri, që do të ndihmojë në veçanti sipërmarrjen e të rinjve dhe në veçanti fushën e teknologjisë së informacionit
Pyetje: Zoti Basha, keni deklaruar më herët, të paktën gjatë këtyre ditëve që në momentin që do vini në qeveri brenda 6 muajve do të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian çka nënkupton që zyrtarisht nis procesi i anëtarësimit. Ku e gjeni këtë garanci Zoti Basha duke qenë që kjo vendimmarrje e kemi parë që është shtyrë disa herë?
Lulzim Basha: Tek vullneti im dhe i qeverisë së ardhshme për të përmbushur detyrat duke nisur me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe gjithë problematikës që është krijuar nga qeverisja aktuale. Problemi kryesor i vendit në këto 8 vite që ka mbetur, ka ngecur edhe në procesin e integrimit është se ka një qeveri e cila ka vendosur në vend një regjim policor dhe gjobëvënës. Dhe kjo nisi me ardhjen… me instrumentet e ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Askush nuk e ka harruar, as partnerët tanë, as Bashkimi Europian që aktet kryesore të Edi Ramës ishin kanalizimi I vendit, blerja e votave siç vërtetuan dosjet 184 dhe 339. Dhe çfarë po ndodh? Akoma Edi Rama pretendon të vazhdojë rrugën me të njëjtët njerëz. Me Vangjush Dakon, që është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin e mban anëtar kryesie dhe bashkë me infrastrukturën e tij kriminale e ka përdorur për shit-blerjen e votës. Pra është e qartë që përgjegjësi kryesor i vetëm për dështimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit Europian është Edi Rama. Me hapat që ka hedhur ai jo vetëm nuk ka çuar në plotësimin e tre kushteve siç ishin në fillim, por i ka bërë ato tre kushte 15 kushte. Ndaj garancia është 25 Prilli, është vota e shqiptarëve, është qeveria dhe kryeministri që do të dalë nga kjo votë dhe unë këtë prova i kam dhënë më përpara kur kam marrë të gjitha vendimet dhe hapat e nevojshëm që të hiqeshin vizat për shqiptarët dhe shqiptarët sot gëzojnë lëvizjen falë këtyre hapave që Shqipëria mund të futej në NATO DHE SOT Shqipëria është aleate ne aleancën më të suksesshme politiko ushtarake falë këtyre reformave. Pra garancia ime dhe e Partisë Demokratike dhe e koalicionit tonë për të zhbërë te gjitha dështimet e Edi Ramës dhe për të përmbushur të gjitha detyrimet në mënyrë që ti hapim rrugën brenda gjashtë muajsh konferencës së parë ndërqeveritare dhe procesit të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Pyetje: Ky është një premtim mjaft i rëndësishme zoti Basha duke qenë se shqiptarët që pas viteve 90, Europa është kthyer në një ëndërr, të gjithë shqiptarët e pretendojnë dhe e kërkojnë ta arrijnë këtë moment por a do të mbani ju përgjegjësi për këto që keni thënë që brenda gjashtë muajve kjo konferencë do të zhvillohet sepse jemi mësuar që këtu në Shqipëri zoti Basha u premtua Bashkimi Europian që do ishte një proces që do ta arrihej, por në fakt jemi në 2021 dhe akoma ne jemi në atë portën hyrëse drejtë Bashkimit Europian ?
Lulzim Basha: Po mos ta kisha këtë bindje, nuk do ta deklaroja. Padiskutim që kjo bindje është e bazuar edhe në diskutimet që kam patur me partnerët tanë gjermanë, me Kryeministrin e Sllovenisë që merr presidencën e Bashkimit Europian në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, me kryeministrin kroat i cili kishte presidencën vitin e kaluar të Bashkimit Europian dhe u përpoq me mish e me shpirt që Shqipëria të ecte përpara. Por problemi nuk ka qenë Bashkimi Europian, problemi ka qenë Shqipëria. Shikoni, Bashkimi Europian e ka shprehur vullnetin e vet për të ndihmuar Shqipërinë edhe me ndihmë financiare, në shumë fusha. Ndërkohë që, qeveria shqiptare në këto 8 vite, qeveria në ikje ka treguar mungesë totale vullneti dhe interesi për të përfituar nga këto fonde. Pse ? Pse-në e dinë të gjithë, sepse Bashkimi Europian ka kontrolle të forta mbi financat që jep për të ndihmuar vendet aspirantë për anëtarësim. Ndërsa qeveria e Edi Ramës ka kritere të tjera, ka kriterin 50 me 50. Pra, kjo është arsyeja pse Shqipëria ka mbetur në vendnumëro dhe kjo është garancia se pse me 25 prill shqiptarët me votën e tyre do të zhbllokojnë edhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe do të zhbllokojnë dhe miliona euro që u mbajtën peng këto vite të cilat do të përdoren për të ndihmuar studentët, fermerët, biznesin e vogël dhe të mesëm dhe për t’i dhënë edhe shqiptarëve atë ndihmë të munguar ekonomike në veçanti në kushtet e pandemisë që e kanë qytetarët e Kosovës, e kanë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por nuk e kanë shqiptarët. 25 prilli do të jetë dita për të sjellë një ndryshim edhe në këtë aspekt të dhimbshëm të jetës së përditshme të shqiptarëve që edhe në kushtet e pandemisë u braktisën nga kjo qeveri dhe kanë sot ndihmën më të ulët ekonomike në Rajon dhe në Europë.
Pyetje: Keni thënë që pas 25 prillit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian do të fryjë një erë e re. Çfarë nënkupton kjo zoti Basha?
Lulzim Basha: Me këtë nënkuptojmë në radhë të parë që ne do të mundësojmë përmes një bashkëpunimi të ngushtë që Shqipëria të vazhdojë në rrugën e saj drejt integrimit europian. Në veçanti në vitet e fundit teksa është përballur me dështimet dhe me pasojat e këtyre dështimeve Edi Rama ka fajësuar edhe Bashkimin Europian për këto dështime. Bashkimi Europian kërkon një partner të besueshëm dhe tek Partia Demokratike dhe tek unë ka një partner i cili ka bashkëpunuar me sukses për liberalizimin e vizave, për futjen e Shqipërisë në NATO dhe në këtë kuptim do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me sukses për të gjitha prioritetet që do të bëjnë të mundur që Bashkimi Europian dhe Shqipëria të lehtësojnë sa është e mundur pasojat, shteti shqiptar të lehtësojë sa ë2shtë e mundur pasojat e pandemisë për ekonominë shqiptare dhe të mundësojë një kapitull të ri bashkëpunimi ku investimet europiane tё ndihmojnë ekonominë shqiptare pёr tё hapur vende pune dhe ku parat e taksapaguesve europian tё cilat jepen pёr tё ndihmuar infrastrukturën, shёndetёsinё, arsimin, mos tё mbahen mё peng. Kjo pra ёshtё era e re qё do tё fryj nё këto marrëdhënie nё përfitimet dhe benefitet do t’i ndjejnë qytetarët shqiptar siç i ndjen kur hoqën vizat, siç i ndjeu ekonomia shqiptare kur vendi u fut nё NATO dhe pati njё interes tё shtuar pёr këto investime tё huaja qё janë akoma tё vetmet investime tё huaja nё Shqipёria qё vazhdojnë tё prodhojnë punësim.
Pyetje: Z. Basha nё ditët tuaj tё fundit nё artikulimin tuaj politik keni përmendur edhe termin kushtetuta e re, çfarë do tё thotë kjo dhe ndryshimi i kushtetutës si do tё nё qoftë se ju nuk do keni dot as numrat pas 25 Prillit.
Unё kam folur pёr njё horizont tё ri kushtetues ku primare do tё jetё kufizimi i pushtetit sepse ne kemi ardhur nё kёtё situatё pёr shkak tё pushtetit absolut të një njeriu të vetëm i cili ka marrë peng vendin, ka marrë peng ekonominë, ka marrë peng shtetin, ka marrë peng institucionet, ka marrë peng mediat, ka marrë peng jetën e përditshme të qytetarit shqiptarë. Ky nuk është modeli për të ecur përpara, ky është modeli se si Shqipëria në 8 vite mbeti në vend numëro pothuajse në të gjitha fushat, dhe në shumë fusha eci prapa dhe shkatërroi shpresat e qindra e mijëra qytetarëve të saj shumë prej të cilëve sot kanë emigruar. Që ky model të marrë fund, ne duhet patjetër që t’i japim Shqipërisë një qeverisje të modelit europian. Një qeverisje ku mbizotëron sundimi i ligjit, jo sundimi i vullnetit të njëshit dhe ku qytetarët janë të garantuar në të drejtat e tyre; të drejtat e tyre themelore, të pronës, të zhvillimit, të mundësive. Për këtë arsye do të nis një konsultim i gjerë popullor me gjithë faktorët e interesit, me të gjithë qytetarët, natyrisht edhe me gjithë forcat politike, edhe me opozitën e pas 25 prillit, do të jetë një proces gjithëpërfshirës që të shmang këtë katastrofë kombëtare të këtyre 8 viteve ku pushtetit u përqendrua në një palë duar dhe faturën e paguan dhe vazhdojnë ta paguajnë shqiptarët. Më 25 prill shqiptarët do të votojnë edhe për rifuqizimin e institucioneve shqiptare, për rikthimin e institucioneve në duart e tyre dhe në këtë mënyrë për fuqizimin e individit shqiptar ku shteti të jetë shërbëtor i qytetarit dhe jo qytetari të jetë shërbëtor i institucioneve të korruptuara që nuk i shërbejnë qëllimeve që u ngarkon ligji apo interesat e qytetarëve, por i shërben xhepave dhe interesave të pushtetarëve.
Pyetje: Kundërshtarët tuaj politik ju kanë akuzuar se ju kërkoni të zhbëni reformën në drejtësi, sa e vërtetë është?
Lulzim Basha: Reforma në Drejtësi do të vazhdojë dhe do të përshpejtohet me ritmet që i kanë munguar gjatë këtyre viteve sepse Partia Demokratike dhe unë kemi një zotim; ti mbajmë duart larg nga reforma në drejtësi. Ta zhvillojmë atë me një standard dhe të mbajmë duart larg nga reforma në drejtësi. Kjo është dhe garancia e vetme që reforma në drejtësi të përfundojë me sukses dhe të jap rezultatet për të cilat ne e votuam me konsensus dhe unanimitet pothuajse 5 vite përpara, ndaj dhe garancia e vetme që reforma ne drejtësi të ketë sukses dhe që gjyqtarët dhe prokurorët e pavarur të mos mbrojnë por të ndëshkojnë politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar, është Partia Demokratike, është 25 prilli, është vota e qytetarëve shqiptar për ndryshim.